Tatimet për të ardhurat nga kriptovalutat duhet të deklarohen, ATK-ja del me një njoftim

Prishtinë | 13 Dhj 2021 | 09:10 | Nga Ekonomia Online

Administrata Tatimore e Kosovës ka njoftuar të gjithë personat fizikë dhe ata juridikë se të ardhurat që realizohen nga kriptovalutat, si të ardhura të ligjshme apo të paligjshme, për qëllime tatimore janë të ardhura të tatueshme.

Sipas ATK-së, detyrimet tatimore për të ardhurat nga kriptovalutat, varen nga ajo se çfarë statusi ka personi i cili ka realizuar të ardhurat.

Nëse statusi i personit që ka realizuar të ardhurat e tilla është person fizikë jo afarist apo Person fizikë afarist, duhet të zbatojë dispozitat ligjore të përcaktuara me Ligjin për Tatimin në të Ardhura Personale dhe për të ardhurat e realizuara.

Ndërsa, statusi i personit që ka realizuar të ardhurat e tilla është Person juridikë, duhet të zbatojë dispozitat ligjore të përcaktuara me Ligjin për Tatimin në të Ardhurat e Korporatave dhe për të ardhurat e realizuara.

Në fund, ATK thotë se nëse personi krijon humbje, atëherë për humbjet e tilla mbanë evidenca të veçanta, të cilat duhet të jenë në dispozicion të ATK-së sa herë që kërkohen.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme