Erë e fuqishme në Lezhë

Prishtinë | 12 Mar 2019 | 16:01 | Nga Ekonomia Online

Një erë e fuqishme e shoqëruar me reshje shiu ka përfshirë Lezhën mesditën e kësaj të marte.

Disa pisha janë thyer tek varrezat e qytetit dhe për pasojë disa varre janë dëmtuar. Era e fuqishme ka shkaktuar situatë të vështirë në lëvizje jo vetëm në qytet, por edhe në fshatra.

Duhet kujtuar se vetëm disa ditë më parë rajoni i Lezhës u përfshi nga një stuhi e fuqishme e cila shkaktoi jo pak probleme në rrugë, pemë dhe shkëputi linjat e energjisë elektrike/abcnews.

Të ngjashme