Facebook e Twitter mbyllin llogari të lidhura me fushata të Rusisë dhe Iranit

Prishtinë | 22 Gus 2018 | 09:15 | Nga

Rrjetet sociale, Facebook dhe Twitter kanë njoftuar për pezullimin apo mbylljen e llogarive që kanë qenë të lidhura me Iranin apo Rusinë për shkak të qasjes se tyre “manipuluese”.

Më shumë se 650 llogari dhe grupe në Facebook është thënë të jenë identifikuar si “mashtruese”, sipas shefit ekzekutiv të kësaj kompanie, Mark Zuckerberg.

Twitter në anën tjetër ka thënë se ka pezulluar 284 llogari që duket se kanë qenë të lidhura me Iranin.

Këto njoftime vijnë vetëm një ditë pasi kompania, Microsoft ka thënë se ka penguar disa sulme kibernetike ruse kundër grupeve konsevatore amerikane.

Të martën Facebook ka thënë se ka zbuluar disa llogari, të cilat kanë publikuar material të pavërtetë, të lidhur me fushatat nga Irani dhe Rusia.

“Ne kemi ndalur këtë lloj të sjelljes, sepse ne dëshirojmë që njerëzit të jenë në gjendje t’iu besojnë lidhjeve që krijojnë”, ka thënë kompania në një deklaratë.

Pavarësisht se hetimi ende është duke vazhduar, kompania ka shtuar se fushata ka shënjestruar njerëz me interesa të ndryshme në Lindje të Mesme, Amerikën Latine, Mbretërinë e Bashkuar dhe Shtetet e Bashkuara.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme