Facebook ka fshirë 1.5 miliard llogari të rrejshme

Prishtinë | 17 Nën 2018 | 22:37 | Nga Ekonomia Online

Gjiganti “Facebook” ka fshirë vetëm sivjet rreth 1.5 miliard llogari të rreme, si dhe 1.2 miliard “spame”.

Facebooku ka zbuluar këto shifra në Raportin e Standardeve të Komunitetit.

Raporti tregon se si Facebooku është marrë me çështjet si lakuriqësia, gjuha e urrejtjes, propagandat terroriste, përmbajtjet grafike të dhunës dhe llogaritë e rrejshme.

Sipas Facebookut, shumë llogari të rrejshme janë rezultati i drejtpërdrejtë i sulmeve kibernetike.

Rrjeti më i madh në botë social është bërë më i mirë në identifikimin dhe parandalimin e përmbajtjeve të dhunës madje më përpara se njerëzit në këtë rrjet kur i kanë parë dhe i kanë raportuar. Sipas raportit të Facebookut, 95.9 për qind e përmbajtjeve të dhunës janë fshirë para se të raportoheshin.

Gjithashtu, Facebooku është nën shqyrtimin e vazhdueshëm në lidhje me propagandën e ashtuquajtur “lajmet e rreme”.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme