Facebook pranon se ka bërë propaganda kundër Sorosit

Prishtinë | 22 Nën 2018 | 13:05 | Nga Ekonomia Online

Facebook ka pranuar se një udhëheqës i lartë ka punësuar një kompani për marrëdhënie me publikun që ta sulmojë George Soros dhe të dëmtojë kritikët duke publikuar lidhjet e tyre me filantropin miliarder hebre.

Elliot Schrage, kreu në largim i komunikimit dhe politikave në Facebook, mori përgjegjësinë për punësimin e “Definers Public Affairs” në një memorandum  për të cilin fillimisht raportoi TechCrunch dhe më pas u botua në një blog.

Ne memorandum thuhet “A kemi kërkuar që të punojnë lidhur me George Soros”, “Po”.

Schrage shpjegoi se puna në Soros ishte e dyfishtë. Pasi Soros e cilësoi Facebook dhe Google si një “kërcënim për shoqërinë” në një fjalim në Forumin Ekonomik Botëror në Davos në janar të 2018’ës, Facebook kërkoi  nga Definers të bënin hulumtime ngaqë donin të dinin se mos ai kishte ndonjë motivim financiar.

Më pas kur një lëvizje e re e quajtur “Freedom From Facebook” kritikoi praktikat e privatësisë së kompanisë, Definers zbuloi se George Soros financonte disa nga anëtarët e organizatës dhe përgatiti dhe shpërndau dokumente për të treguar se kjo nuk ishte thjesht një lëvizje e re e rastësishme.

Mark Zuckerberg dhe Sheryl Sandberg patën mohuar se janë në dijeni për punësimin e kësaj kompanie.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme