Ferizaj, policia me gjobë ndaj shoferit që e parkojë veturën në trotuar

Prishtinë | 28 Pri 2022 | 14:51 | Nga Ekonomia Online

Policët e stacionit policor në Ferizaj, nga Drejtoria Rajonale e Policisë në Ferizaj, kanë marrë veprimet e nevojshme policore dhe kanë identifikuar shoferin, i cili kishte parkuar automjetin e tij të udhëtarëve në mënyrë të parregullt në trotuar.

Kështu u bë e ditur nëpërmjet një komunikate për medie nga Zyra e Informimit të policisë.

“Policia e ftoi shoferin me inicialet B.S (M/K) 40 vjeçar në stacionin e policisë në Ferizaj dhe ai në tërësi e pranoi kundërvajtjen e shkaktuar dhe ndaj tij policia shqiptoi një gjobë për kundërvajtje sipas ligjit të komunikacionit rrugor”.

“Me këtë rast, Drejtoria Rajonale e Policisë në Ferizaj apelon tek shoferët e automjeteve që mos të parkojnë automjetet e tyre në mënyrë të parregullt, ndërsa inkurajon qytetarët që të bashkëpunojnë me policinë si në këtë rast dhe fton qytetarët që për të gjitha kundërvajtjet që mund të shkaktohen në komunikacion , të njoftojnë menjëherë policinë, stacionin më të afërt, apo përmes aplikacionit digjital ‘’Lajmëro Policinë ‘’ dhe në numrat kujdestarë : 192 ,0290/326-250 & 0290/322-406”.

Të ngjashme