Fillojnë punimet për kyçjen e lagjes Arbëria në Ngrohtoren e Qytetit

Prishtinë | 05 Nën 2022 | 16:47 | Nga Ekonomia Online

Në lagjen Arbëria kanë nisur punimet për lidhjen e lagjes Arbëria me ngrohtoren e qytetit.

Kështu ka njoftuar kryeshefi i “Termokosit”, Fisnik Osmani, i cili ka përcjellur nga afër punimet që po kryhen aty, së bashku me nënkryetarin e Komunës së Prishtinës, Alban Zogaj.

“Pune intensive dhe e pandalshme! Se bashku me Nenkryetarin e Komunes Alban Zogaj, asambleistet Jeta Rafuna e Amir Simnica dhe kolegë nga ngrohtorja vizituam punimet.
Projekti po realizohet shpejte dhe para afatit te parapare”.

Në një status në Facebook, edhe kryetari i Komunës, Përparim Ram, ka thënë se “ekipi i kryeqytetit po punon çdo ditë për t’u siguruar që shtëpitë tona të jenë të ngrohta këtë dimër”.

Të ngjashme