Në seancën ndaj policit të dyshuar për dhunim seksual, s’lejohen mediet

Prishtinë | 07 Shk 2019 | 14:48 | Nga Emine Shehu

Ka filluar seanca për caktimin e masës së sigurisë ndaj policit nga Drenasi, i dyshuar për ngacmim seksual ndaj nxënëses nga Drenasi, me dyshimin se është dhunuar nga profesori i saj e më pas edhe zyrtari policor, raporton Ekonomia Online.

Kjo seancë po mbahet e mbyllur për media. I dyshuari V.V. ka dal para Gjykatës Themelore të Prishtinës nën akuzën për përdhunim.

Në Prishtinë me pankartat në duar: “Përdhunuesit në burg”, “Dorëheqje e krim”, është mbajtur një protestë e cila ka kundërshtuar rastet e ngacmimit seksual ndaj të miturve.

Inspektorati Policor i Kosovës ka njoftuar të mërkurën se pas intervistimit të të dyshuarit, i është caktuar masa e ndalimit për 48 orë me dyshimin se i njëjti ka kryer veprën penale të “dhunimit” dhe “keqpërdorimi seksual duke keqpërdorur pozitën, autoritetin apo profesionin.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme