Firmino e quan idiot Ramosin

Prishtinë | 07 Qer 2018 | 08:57 | Nga

​Ka ardhur edhe reagimi i Firminos, ai e quan Ramosin “idiot”.

Sergio Ramos vazhdon të jetë në qendër të vëmendjes që nga 26 maji, nga nata finale e Ligës së Kampionëve mes Real Madridit e Liverpoolit, ku Los Blancos mrbojtën titullin për herë të tretë.

Pas Mohamed Salah, që u lëndua në duel me Ramos, tani raportohet se kapiteni i Realit ka lënduar edhe portierin, menjëherë në fillim të pjesës së dytë dhe se ka pasur trauma gjatë gjithë 45 minutave.

“Ndoshta tani Firmino do të ankohet se i ka rënë një pikë djerse nga trupi im”, ishte reagimi i Ramosit.

Tani, ka reaguar edhe Firmino: “Mendoj se ai ka një pikëpamje sepse ai është Kampion, por mendoj se ai është idiot për atë që tha, por është në rregull”.

 

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme