“Fitch” e konfirmoi renditjen kredituese për Maqedoninë

Prishtinë | 19 Jan 2019 | 13:41 | Nga Ekonomia Online

Siç njoftojnë nga Ministria e Financave, Agjencia “Fitch” konfirmoi  renditjen kredituese të Maqedonisë, me gjasa serioze.

“Në konfirmimin e renditjes ka ndikuar historiku i politikës makroekonomike dhe financiare koherente, që mbështet në kursin devizor fiks afatgjatë. Gjasa pozitive e reflekton stabilizimin e rrethimit politik, që ka rezultuar me përparim thelbësor drejt anëtarësimit në BE dhe besimi i rritur ekonomik”, thonë nga Ministria e Financave, njofton Telegrafi Maqedoni.

Në raport, “Fitch” vlerëson përparimin e madh në zgjidhjen e problemit të emrit me Greqinë, përkatësisht miratimin e ndryshimeve kushtetuese në Maqedoni dhe miratimin e pritur të marrëveshjes nga ana e Greqisë. Sipas “Fitch”, kjo do ta shtrijë rrugën e Maqedonisë drejt anëtarësimit në NATO dhe do ta mbështesë fillimin e bisedimeve për anëtarësim në BE.

“Fitch” konstaton se stabiliteti i përmirësuar politik ka ndikuar në ripërtëritjen e aktivitetit ekonomik dhe se rritja e BPV-së u përshpejtua për 2,3% në vitin 2018 në 3,2% në vitin 2019 dhe në 3,6% në vitin 2020. Sipas “Fitch”, deficiti është zvogëluar prej 2,7% të BPV-së në vitin 2017 në 1,8% në vitin 2018 si rezultat i të ardhurave më të larta tatimore për shkak të përforcimit të ekonomisë dhe pagesës së përmirësuar të të ardhurave, si dhe në dështimet te të ardhurat e kapitalit për shkak të rivlerësimit të projekteve dhe zgjatjen e procesit të furnizimeve.

“Fitch” pret që përmirësimi i shpenzimeve kapitale do të rezultojë me deficit prej 2,7% të BPV-së në vitin 2019, ndërsa rritja më e lartë dhe reformat fiskale do ta zvogëlojnë deficitin në 2,5% të BPV-së në vitin 2020. Potencohet se zbatohen përmirësime në menaxhimin me financat publike përmes programit të miratuar me BE-në. Shënohet se borxhi shtetëror prej 40,8% të BPV-së në fund të vitit 2018 sipas vlerësimeve zyrtare është nën mesataren e grupit të vendeve tjera të ngjashme prej 47%, derisa borxhi i garantuar arrin 8% e BPV-së.

“Fitch” vlerëson se rreziqet për stabilitetin politik ende janë të larta nga grupi i vendeve tjera të ngjashme si rezultat i krizës politike mes viteve 2014-2017 dhe shpreson se mbi përmirësimin e renditjes mund të ndikojnë përmirësimi i standardeve të qeverisjes dhe zvogëlimi i mëtutjeshëm i rrezikut politik, si dhe zbatimi i konsolidimit afatmesëm fiskal në përputhje me stabilizimin e pjesëmarrjes së borxhit publik në BPV. Ndaj keqësimit të renditjes kredituese sërish mund të ndikojnë lëvizja politike negative të cilat mund të ndikojnë mbi standardet e qeverisjes dhe ekonomisë, mosdisiplina fiskale ose obligimet potenciale, si dhe zgjerimi i deficitit të llogarisë rrjedhëse.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme