Foto e rrallë e Dua Lipes kur ishte 15-vjeçare

Prishtinë | 29 Pri 2021 | 11:32 | Nga Ekonomia Online

Këngëtarja shqiptare, Dua Lipa, është mjaft aktive në rrjete sociale duke postuar fotografi e video nga përditshmëria e saj. Së fundmi, Dua ka postuar një fotografi gjatë kohës së adoleshencës.

Këgnëtarja fotografinë e ka postuar në rrjetin social “Instagram”, ku ka ndarë një kolazh me fotografi, teksa duket se nuk ka ndryshuar shumë.

Së fundmi, Dua ka marrë pjesë në eventin për të mbledhur para për fondacionin e Elton John që ndihmon të prekurit nga SIDA.

Nëpërmjet një postimi në Instagram, Dua tregoi se mbrëmja e bamirësisë tashmë ka mbledhur 3 milionë dollarë për të luftuar HIV/SIDA.

“EJAF mblodhi 3 milionë dollarë për të luftuar HIV / AIDS faleminderit të gjithëve që më ndoqët!”, shkroi Dua krahas fotove.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme