Mbrëmë rreth orës 23:00 është sulmuar objekti i Kuvendit të Kosovës nga disa persona të panjohur.
Gazeta Fjala ju sjellë foto nga vendi i ngjarjes ku shihet se si është dëmtuar pjesa brenda objektit të Kuvendit ku sipas burimeve të Gazetës në këtë pjesë gjenden zyrat ligjore.
Ndërkohë që nga hedhja e anti tankut mësohet të jenë dëmtuar edhe disa vetura të zyrtare të parkuara në oborr. Në pjesën ku është sulmuar Kuvendi i Kosovës, gjendet edhe zyra e Presidentit Hashim Thaçi.
Ndërkohë, supozohet që objekti i Kuvendit është sulmuar me një granatë dore, më saktësisht kati i katërt i Kuvendit.
Ndërkaq, Policia e Kosovës kanë deklaruar se nuk ka të dyshuar, por hetimet do të vazhdojnë, shkruan Gazeta Fjala.