Fshehja e financave nga partitë drejt fundit

Prishtinë | 19 Pri 2018 | 08:00 | Nga

Nëse hyjnë në fuqi disa ndryshime ligjore që tashmë janë përgatitur, partitë politike më nuk do të mundë të arsyetohen për fshehje të financave.

Dispozitat e përgatitura obligojnë partitë që t’i publikojnë raportet financiare, edhe nëse ato nuk janë audituar, shkruan sot Koha Ditore.

Zyra e kryeministrit ka finalizuar ndryshimet në Ligjin për financimin e subjekteve politike dhe në nenin 19A janë listuar detyrimet.

Aty theksohet se subjektet e përfaqësuara në Kuvend obligohen që të kenë uebfaqe zyrtare funksionale dhe që shpenzimet për kryerjen e një aktiviteti që tejkalon shumën prej 100 eurosh, ta bëjnë publike në të brenda 15 ditësh. I njëjtë detyrim është edhe për raportet financiare.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme