FSK-ja pjesë e ushtrimit ndërkombëtar “Efes 2024”

Prishtinë | 11 Maj 2024 | 12:29 | Nga Ekonomia Online

Forca e Sigurisë së Kosovës do të jetë pjesë e ushtrimit ndërkombëtar “Efes 2024”.

Kjo forcë ka treguar se Regjimenti i tretë i Këmbësorisë i është bashkuar 43 shteteve që po marrin pjesë në këtë ushtrim.

“Kontingjeti i FSK-së, nga Regjimenti i tretë i Këmbësorisë i është bashkuar 43 shteteve që po marrin pjesë në njërin nga ushtrimet më të mëdha i cili realizohet në Izmirë të Republikës së Turqisë dhe udhëhiqet nga Armata Egjeane Turke.

Ushtrimi ka për qëllim prezantimin e aftësive dhe kapaciteteve të forcave pjesëmarrëse të shteteve të ndryshme të koordinuara dhe harmonizuara për misione të përbashkëta paqësore dhe ndërveprueshmërinë në mes tyre”, është thënë në ushtrim.

Të ngjashme