Garë e ngushtë për rektor të UP-së mes Krenar Shalës dhe Bujar Dugollit

Prishtinë | 04 Qer 2021 | 17:45 | Nga Ekonomia Online

Aktivisti i Partisë Socialdemokrate Nol Nushi ka ironizuar me qasjen e Lëvizjes Vetëvendosje ndaj analistëve të cilët kanë përkrahur Lëvizjen Vetëvendosje para dhe pas zgjedhjeve në Kosovë, shkruan Gazeta Metro.


Nushi ka thënë se pasi gruaja e analistit Xhevdet Pozhari u emërua në Universitetin e Pejës, sot edhe analisti Rron Gjinovci është emëruar në një komision nga qeveria Kurti.

Më tutje, aktivisti i PSD’së ka ironizuar duke thënë se pritet emërimi i analistit Krenar Shala si rektor i Universitetit të Prishtinës, në garë të ngushtë me Bujar Dugollin.

Statusi i plotë:

Pas gruas se Xhevdet Pozharit qe u emrua ne universitetin e Pejes, sot edhe analisti tjeter i pushtetit  Rron Gjinovci qenka emeruar ne komisionin e Kurtit. Aty do te jete kolege me nipin e Besnik Bislimit.

Nga momenti ne moment pritet emerimi i Krenar Shales si rektor i UPse. Ne gare te ngushte me Bujar Dugollin.

Krejte keta kane mjele te gjitha pushtetet

Mjeles profesionalë.


Të ngjashme