Gashi: Mosngritja e aktakuzave nga Specialja është politike

Prishtinë | 26 Gus 2018 | 08:36 | Nga Besjana Bajrami Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Mos ngritja e akuzave nga Gjykata Speciale është krejtësisht politike sepse prokurorët e mëhershëm kanë deklaruar që kanë prova të mjaftueshme për të ngritur aktakuzat, ka thënë avokati Tomë Gashi për Ekonomia Online.

Sipas tij ende nuk dihet se kush do të jenë të akuzuarit e parë dhe kur do të ngritën akuzat e para.

“Ende nuk kemi aktakuza për shkak se zyra e prokurorit ka vendosur që të mos dërgoj deri më tani aktakuza të tilla. Unë besoj që janë shkaqe krejtësisht politike, që prej formimit të kësaj gjykate e që është më teper se 3 vite e që ata nuk kanë qenë në gjende ta formulojnë një aktakuzë. Unë mendoj që deklarimet dhe raportet e prokurorëve të mëhershëm të cilët kanë deklaruar që kanë prova të mjaftueshme për ngritje të akuzave të caktuara, por si gjithçka në arenën ndërkombëtare politika e niveleve të larta vendos se kur do të fillohen gjykimet atje”.

“Të gjithë e dinë që kemi të bëjmë me gjykatë ndërkombëtare por formalisht kjo gjykatë është e Kosovës, ndërsa ende nuk dihet dhe nuk do të dihet asnjëherë se kush do të jenë të akuzuarit e parë dhe kur do të ngritën aktakuzat e para”, tha ai, raporton Ekonomia Online.

Ai e quajti të paarsyeshme dhe të çuditshme insistimin e disa deputetëve për ta zhbërë Gjykatën speciale natën e 22 dhjetorit, derisa theksoi që tashmë secili po mundohet ta mbroj vetveten.

“Besoj që ka pas një lloj traume apo eksesi me 22 dhjetor të vitit të kaluar, ku disa prej deputetëve të Kosovës të ndikuar nga shefat e tyre politik, tentuan që të nxjerrin një ligj për zhbërjen e Gjykatës Speciale dhe kjo ka qenë paksa e çuditshme”.

“Kështu që ka pasur një lloj traume për formimin e kësaj gjykate, por jo që dihet se kush është duke ndikuar që të parandalojë akuzat e caktuara por e dimë që tani secili është duke tentuar që ta mbroj vetveten dhe kjo mund të jetë paksa e dëmshme për Kosovën nëse eventualisht kërkohen koncesione të caktuara të cilat shkojnë në dëm të shtetit të Kosovës”, tha ai.

Gashi tha se nuk ka shpresa për zhbërje të speciales sepse një gjykatë e tillë sipas tij është formuar me vullnet politik në vend.

“Të gjitha procedurat ligjore kanë kaluar dhe deputetet e kuvendit të Kosovës kur e kanë ngritur gishtin për formimin e kësaj gjykate është dashur ta dijnë që janë duke formuar një institucion të drejtësisë ndërkombëtare e cila faktikisht është kundër vetvetes dhe tanimë është tepër vonë që të anulohet”, tha ai.

Të ngjashme