Gaxherri paralajmëron zgjedhje të reja pas shkuarjes së AKR-së në PAN

Prishtinë | 06 Sht 2017 | 08:11 | Nga

Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Besa Gaxherri beson se shumë shpejt vendi do shkojë përsëri në zgjedhjet nacionale.

Gaxherri këtë e deklaroi gjatë një prononcimi për Indeksonline, duke komentuar kështu ndarjen e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës me LDK-në, dhe bashkimin e saj me koalicionin PAN.

Sipas saj, shkuarja e AKR-së në PAN po dëshmon se partitë politike nuk e kanë hallinë zgjidhjes së ndonjë problemi, por të interesave personal.

“Me bashkimin e AKR-së në PAN më përforcohet mendimi se nuk ka koalicion për vendin, se është koalicion që nuk ka as fuqi politike e as teknike për të marrë asnjë vendim të rëndësishme për vendin, por janë bashkuar politikanë dhe grupe të tyre për interesa të tyre dhe nuk ka të bëjë fare me zgjidhjet e problemeve për të cilat ka nevojë me të vërtet qytetarët dhe vendi. Me këtë koalicion në një formë i dha mundësinë për të ecur një hap tutje dhe do të mbesin aty, vetëm një hap tutje sepse nuk kanë mundësi të ecin më tutje dhe kjo na jep të nënkuptojmë se do të kemi shumë shpejt zgjedhje nacionale të cilat prapë nuk do të sjellin ndonjë zgjidhje”, ka thënë Gaxherri.

Ndërsa, sa i përket Alternativës, Gaxherri thotë se çfarëdo vendimi të merr Alternativa nuk u prish punë.

“AKR dhe Alternativa janë subjekte të barabarta karshi LDK-së. Ne nuk kemi as ndonjë lloj nostalgjie apo hatërmbetje, pra ata kanë qëndrimet e veta dhe çfarëdo hapi që merr AKR dhe Alternativa nuk më prishin punë, janë parti në vete. Por konsiderojë se të gjitha partitë politike duhet të jenë më të pjekura dhe nuk duhet pa kaluar së paku 2-3 muaj t’i kenë ndryshe qëndrimet nga votuesit. Kjo nuk duhet të funksionojë më, që të ndryshohen fjalët brenda ditës, politika duhet të ketë etikë”, ka shtuar ajo.

Ndërsa, sa i përket mundësisë për bashkëpunim me VV-në, Gaxherri ka thënë se të dy subjektet kanë pasur mundësi të bëjnë më shumë, megjithatë të dy partitë kanë barriera të caktuara që nuk po i lë të bashkëpunojnë.
Lexo më shumë në: http://www.gazetaexpress.com/lajme/gaxherri-paralajmeron-zgjedhje-te-reja-pas-shkuarjes-s-429935/?utm_source=referral&utm_medium=web&utm_campaign=copyright

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme