Gjakovarja mashtrohet nga dy meshkuj, ia morën 4 mijë euro kinse për ta pajisur me vizë

Prishtinë | 24 Pri 2022 | 10:00 | Nga Ekonomia Online

Dy të dyshuar meshkuj janë prangosur nën dyshimet për mashtrimin e një gruaje.

Sipas policisë të dyshuarit ia kanë marrë viktimës 4 mijë euro kinse për ta pajisur me vizë.

Me vendim të prokurorit të dyshuarit janë dërguar në mbajtje.

Njoftimi i plotë i policisë:

MASHTRIM/Gjakovë, 12.02.2022-09:50. Lidhur me rastin me date 23.04.2022 janë arrestuar dy të dyshuar meshkuj kosovar pasi që të njëjtit kanë mashtruar viktimën femër kosovare duke i marrë shumën prej 4000 euro kinse për ta pajisur me vizë. Me vendim te prokurorit pas intervistimit të dyshuarit janë dërguar në mbajtje.

Të ngjashme