Gjakovë, bastiset lokali i lojërave të fatit – arrestohet një person

Prishtinë | 27 Sht 2020 | 11:00 | Nga Ekonomia Online

Një person është arrestuar në Gjakovë, pasi i njëjti ka kryer veprën penale “Organizim i skemave piramidale dhe bixhozit të paligjshëm”.

”Me urdhër të gjykatës është bërë bastisje në lokalin e të dyshuarit mashkull kosovar gjatë bastisjes janë gjetur dhe konfiskuar tre aparate të lojërave të fatit, një printer dhe katër shtëpiza të kompjuterëve”, thuhet në një njoftim të policisë.

Ndërsa, i dyshuari me urdhër të prokurorit është dërguar në mbajtje.

Të ngjashme