Gjakovë, hyjnë për të vjedhur – identifikohet njëri nga hajdutët

Prishtinë | 26 Qer 2022 | 11:30 | Nga Ekonomia Online

Një person është dërguar në mbajtje dje për shkak se dyshohet që në Gjakovë, bashkë me tre persona të tjerë ka hyrë në një shtëpi për të vjedhur.

Në raportin e policisë theksohet se pronari i shtëpisë kishte arritur ta identifikonte njërin prej hajdutëve duke e kapur, por ai i kishte ikur dhe e kishte lënduar atë.

Më pas, policia e kishte identifikuar të dyshuarin, ndërsa tre personat e tjerë janë në arrati.

Të ngjashme