I gjejnë drogë në Kampusin e Universitetit të Prishtinës, policia arreston kosovarin

Prishtinë | 01 Maj 2018 | 12:14 | Nga

Policia e Kosovës ka arrestuar një mashkull shqiptar në Kampusin e Universiteti të Prishtinës.

I njëjti dyshohej për posedim të lëndëve narkotike, ndërsa gjatë legjitimimit dhe kontrollimit i janë gjetur dhe konfiskuar 1.7 gr. substancë e dyshuar narkotike e llojit marihuana, njofton Klan Kosova.

Me vendim të prokurorit, i dyshuari pas intervistimit lirohet në procedurë të rregullt.

Rasti ka ndodhur në mesditën e të hënës që e lam pas.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme