Gjenden dy granata dore në një objekt në Graçanicë

Prishtinë | 11 Qer 2024 | 10:35 | Nga Ekonomia Online

Policia e Kosovës ka njoftuar se në një objekt të braktisur në Graçanicë të hënën janë gjetur dy granata dore.

Sipas njoftimit të Policisë ato janë tërhequr nga njësitet e Forcës së Sigurisë së Kosovës (FSK) dhe KFOR-it.

“Gjatë kryerjes së punimeve në një objekt të braktisur, janë gjetur dy mjete të dyshimta (granata dore), të cilat janë tërhequr nga njësitet e FSK-se dhe KFOR-it në mënyrë të sigurt”, thuhet në raportin 24-oërsh të Policisë.

Të ngjashme