Gjendet një person i vdekur afër liqenit në Mitrovicë

Prishtinë | 17 Kor 2017 | 10:52 | Nga

Policia e Kosovës përmes raportit 24-orësh tregon se dje rreth orës 14:40, një person është gjetur i vdekur në afërsi të liqenit në Mitrovicë.

Policia e ka cilësuar këtë vdekje si të dyshimtë, ku thuhet se viktima K-Boshnjak, është gjetur i shtrirë në tokë pa shenja jete.

“Vdekjen e viktimës e ka konstatuar mjeku kujdestar në vendin e ngjarjes. Sipas dëshmitarëve viktima ishte duke lëvizur me biçikletë dhe për një moment ka rënë për tokë. Me urdhër të prokurorit, trupi i pajetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion”, thuhet në raportin e Policisë.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme