Gjendet pa ndjenja që u largua nga shtëpia pasi humbi 10 mijë € në lojërat e fatit

Ferizaj | 02 Qer 2018 | 12:03 | Nga

Viktima mashkull i raportuar nga familjarët si i zhdukur në polici është gjetur në qytetin e Ferizajt. Policia ka njoftuar se ai është gjetur pa ndjenja në një rrugë në Ferizaj ndërsa me ndihmën e familjarëve është sjell për intervistim.

Viktima ka deklaruar se pasi kishte luajtur dhe humbur në lojëra të fatit shumën prej 10.000 (dhjetëmijë) €, nga depresioni ishte larguar nga shtëpia.

I njëjti ka marrë edhe ndihmë mjekësore, transmeton Gazeta Express.

Njoftimi i plotë i policisë:

Rr. ”Ferizajt”, Gjilan 31.05.2018-19:30-14:15. Viktima mashkull Kosovar/Shqiptar, i raportuar person i zhdukur, është gjetur me datë, 01.06.2018, në qytetin e Ferizajt, prej nga është sjellë me ndihmën e familjareve për intervistim në Polici. Viktima ka deklaruar se pasi kishte luajtur dhe humbur në lojëra të fatit shumën prej 10.000 (dhjetëmijë) €, nga depresioni ishte larguar nga shtëpia. Viktima pa ndjenja është takuar nga qytetarët në një rruge të Ferizajt, ku edhe ka marrë tretman mjekësor në spitalin rajonal Ferizaj. Pas intervistimit me vendimin e Prokurorit, rasti mbyllet me raport të veçantë.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme