Gjendet trupi i personit që kishte rënë në lum në fshatin Deiq të Klinës

Klineë | 22 Maj 2022 | 16:27 | Nga Ekonomia Online

Një trup sapo është nxjerrë nga lumi në fshatin Deiq të Klinës, i cili po kërkohej gjatë ditës së sotme.

Zëdhënësi i Policisë për rajonin e Pejës, Fadil Gashi e ka konfirmuar rastin për Reporteri.net.

Ai ka bërë te ditur se trupi është gjetur 500 metra larg nga vendi ku peshkatarët e kishin parë duke rënë.

Gashi ka thënë se mjeku ka konstatuar vdekjen e tij dhe trupi i të ndjerit është dërguar për oduksion.

Reporteri.net ka mësuar se i ndjeri ishte i moshës mbi 60-vjeçare.

Në kërkim të tij, sot kanë dalë policia, zjarrfikësit dhe FSK-ja.

Të ngjashme