Inspekcioni në komunën e Gjilanit i ka dënuar me nga 700 euro dy thertoret që ndotën lumenjte me mbetje të kafshëve. Njoftimin e bëri kryetari i Gjilanit Alban Hyseni. Hyseni iu bëri thirrje të gjithë qytetarëve dhe bizneseve që ta shtojnë kujdesin ndaj ambientit. “Gjatë 24 orëve të fundit nga drejtoria e Inspekcionit, pas inspektimeve […]
Gjilan: Dënohen me nga 700 euro dy thertoret që hodhën në lumë mbetje të kafshëve

Inspekcioni në komunën e Gjilanit i ka dënuar me nga 700 euro dy thertoret që ndotën lumenjte me mbetje të kafshëve.
Njoftimin e bëri kryetari i Gjilanit Alban Hyseni.
Hyseni iu bëri thirrje të gjithë qytetarëve dhe bizneseve që ta shtojnë kujdesin ndaj ambientit.
“Gjatë 24 orëve të fundit nga drejtoria e Inspekcionit, pas inspektimeve në terren dhe sigurimit të dëshmive nga palët ankuese, janë shqiptuar gjobat konform Rregullores Komunale pasi që është konstatuar ndotja e lumenjve me gjak dhe mbetje fundrrinore, e cila është bërë gjatë trajtimit të ujërave të impianteve të dy therrtoreve në afërsi”.
“Lusim të gjithë qytetarët dhe bizneset të shtojmë kujdesin në ruajtjen e ambientit!”.

















