Gjilan: Gjendet i alivanosur në rrugë, familja thotë se shoqërohej me persona problematikë

Prishtinë | 05 Shk 2019 | 11:08 | Nga Ekonomia Online

Policia e Kosovës ka bërë të ditur se në Gjilan është gjetur një person i alivanosur, ndërkaq rrethanat nuk dihen.

Ngjarja ka ndodhur mëngjesin e së hënës, në fshatin Livoç të Epërm në Gjilan. Viktima pa vetëdije është dërguar në QKUK për trajtim mjekësor.

Sipas familjarëve, viktima kohëve të fundit ishte duke u shoqëruar me disa persona problematikë.

Me vendim të prokurorit, është iniciuar rasti.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme