Gjilan konfiskohen mbi 5 kg substancë narkotike

Prishtinë | 26 Nën 2018 | 15:42 | Nga Ekonomia Online

Në një shtëpi në rrugën “Gazmend Zajmi” në Gjilan është arrestuar SH.Z për shitblerjen e substancave narkotike ku i janë konfiskuar mbi 5 kg substancë narkotike që dyshohet të jetë heroinë.

Të dyshuarit i është bastisur një shtëpi, në bodrumin e së cilës janë gjetur 5 kg. e 155 gramë substancë narkotike e llojit heroinë e cila ka qenë e paketuar në 5 paketime, e vendosur në një valixhe sportive.

Pas hetimeve fillestare është arritur të kuptohet se në rast është i përfshirë edhe një person shtetas i Serbisë i cili për momentin gjendet në arrati.

Substancat narkotike janë sekuestruar, ndërsa personi i dyshuar është ndaluar për 48 orë sipas urdhrit të Prokurorit të Shtetit nga Prokuroria Themelore për Krime të Rënda në Gjilan.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme