Ekonomia Online
FUNDIT

Granit Xhaka vjen me një postim nga Serbia para lojës me Bjellorusinë

Granit Xhaka vjen me një postim nga Serbia para lojës me Bjellorusinë

Granit Xhaka ka zbarkuar mbrëmë në Serbi bashkë me shokët e tij të Kombëtares së Zvicrës. Nën përcjellje të sigurimit zviceran, por edhe të policisë serbe më pas, futbollisti kosovar u dërgua në Novi Sad, ku sot “Helvetikët” do të përballen me Bjellorusinë. Mesfushori i Arsenalit ndërkohë e bëri një postim në rrjetet sociale sot […]

Granit Xhaka ka zbarkuar mbrëmë në Serbi bashkë me shokët e tij të Kombëtares së Zvicrës.

Nën përcjellje të sigurimit zviceran, por edhe të policisë serbe më pas, futbollisti kosovar u dërgua në Novi Sad, ku sot “Helvetikët” do të përballen me Bjellorusinë.

Mesfushori i Arsenalit ndërkohë e bëri një postim në rrjetet sociale sot nga Novi Sadi, përkatësisht një fllajer, i cili e paralajmëron ndeshjen mes zviceranëve dhe bjellorusëve, e cila do të fillojë në orën 18:00.

Xhaka do të mundohet ta ndihmojë Zvicrën sot për të fituar ndaj Bjellorusisë në ndeshjen e parë të kualifikimeve për Euro 2024.

Dy futbollistët tjerë nga Kosova, Xherdan Shaqiri dhe Andi Zeqiri do të mungojnë në dy përballjet e këtij muaji shkaku i lëndimit.

Të ngjashme