Gruaja në Malishevë raporton se u sulmua fizikisht nga burri dhe vëllezërit e tij, të dyshuarit lirohen

Prishtinë | 24 Maj 2026 | 08:46 | Nga Ekonomia Online

Një rast i dhunës në familje është raportuar në Malishevë, ku sipas raportit të policisë, gruaja dyshohet se është sulmuar fizikisht nga bashkëshorti i saj dhe dy vëllezërit e tij.

Të dyshuarit janë shoqëruar në stacion policor, ndërsa pas intervistimit, me vendim të prokurorit, janë liruar në procedurë të rregullt.

“DHUNË NË FAMILJE/ Malishevë 22.05.2026. Raportohet viktima f/k është sulmuar fizikisht nga bashkëshorti dhe vëllezërit e bashkëshortit të saj,  tre të dyshuar m/k. Të dyshuarit janë shoqëruar në stacionin policor dhe pas intervistimit me vendim të prokurorit janë liruar në procedurë të rregullt”, thuhet në raport.

Të ngjashme