Guardiola largon tre futbollistë

Prishtinë | 09 Gus 2016 | 18:58 | Nga

Pep Guardiola ka ndarë mendjen rreth largimeve të lojtarëve prej Manchester Cityt.

Mediat britanike raportojnë se trajneri spanjoll nuk do ti përfshijë tre futbollistë në ndeshjen e parë kampionale kundër Sunderland, e cila zhvillohet të dielën në Ettihad Stadium të Citizens.

Bëhet fjalë për mbrojtësin, Eliaquim Mangala, mesfushorin Samir Nasri si dhe sulmuesin Wilfred Bony, të cilët nuk kanë vend më skuadrën e Citizens.

Gjersa për Nasrin ka shfaqur interesim Roma, për Bonyn janë të interesuara skuadrat turke, Besiktas dhe Galatasaray.

Francezi Mangala mund të përfundojë edhe ai te skuadra romake apo te ndonjë ekip i Ligës Premier.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme