Hahn ndalet edhe në Tiranë, takon Ramën për ecurinë e reformave

Tiranë | 17 Jan 2019 | 13:46 | Nga Ekonomia Online

Komisioneri Evropian për Zgjerimin, Johannes Hahn do të qëndrojë për vizitë në Kosovë e më pas edhe në Shqipëri

Pas takimit me kryeministrin Ramush Haradinaj në Prishtinë, me të cilin thuhet se do të diskutojë mbi taksën 100% ndaj produkteve serbe të importuara në vend, ai do të mbërrijë në mbrëmje në Tiranë për t’u takuar edhe me Kryeministrin Edi Rama.

Në Tiranë, Hahn pritet të bëjë një vlerësim të reformave që po ndiqen aktualisht në vend prej qeverisë së kryeministrit Rama.

“Tani është me rëndë tejet të madhe ndjekja e reformave me vendosmëri, pasi ato janë të domosdoshme për të ecur përpara drejt integrimit në Bashkimin Europian”, thuhet në njoftimin e vizitës së Hahnit edhe në Tiranë, nga shërbimi mediatik i BE-së.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme