Hajnia në Baks të Skenderajt, vidhet vetura bashkë me një viç dhe një agregat

Prishtinë | 03 Pri 2018 | 11:03 | Nga

Një ngjarje e pazakontë ka ndodhur mbrëmë në fshatin Baks të komunës së Skenderajt.

Një hajn kishte tentuar ta vjedhë një veturë. Por bashkë me të hajni nuk kishte dalë thatë nga shtëpia. Ai në veturën e tipit “Golf 2” kishte futur edhe një viç të cilin e mbante që disa muaj familja nga Drenica e viçi nuk kishte qenë vjedhja e vetëm e hajnave.

Në veturë kishin futur edhe një agregat.

Por, mundi i hajdutëve siç duket ka shkuar dëm. Ata janë gjetur nga banorët e fshatit pak orë pasi që e kanë kryer vjedhjen.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme