Ekonomia Online
FUNDIT

Hamza zotohet: Në qeverinë time, për t’i ulur çmimet dhe mbrojtur fuqinë blerëse, TVSH-ja do të jetë 0% për produktet esenciale

Hamza zotohet: Në qeverinë time, për t’i ulur çmimet dhe mbrojtur fuqinë blerëse, TVSH-ja do të jetë 0% për produktet esenciale

Kryetari i PDK-së, njëherit edhe kandidati për Kryeministër të Kosovës në zgjedhjet e 28 dhjetorit, Bedri Hamza është zotuar se në qeverisjen e tij  do të ulen çmimet dhe do të mbrohet fuqia blerëse. Kështu tha ai nëpërmjet një video teksa iu referuar rritjeve të fundit që kanë ndodhur e që kjo u bë barrë […]

Kryetari i PDK-së, njëherit edhe kandidati për Kryeministër të Kosovës në zgjedhjet e 28 dhjetorit, Bedri Hamza është zotuar se në qeverisjen e tij  do të ulen çmimet dhe do të mbrohet fuqia blerëse.

Kështu tha ai nëpërmjet një video teksa iu referuar rritjeve të fundit që kanë ndodhur e që kjo u bë barrë për çdo familje në Kosovë.

“Çmimet po rriten dhe barra po bëhet gjithnjë e më e rëndë për çdo familje. Në qeverinë time, për t’i ulur çmimet dhe mbrojtur fuqinë blerëse, TVSH-ja do të jetë 0% për produktet esenciale. Ushqim më i lirë. Dinjitet për familjen. Siguri për fëmijë”, ka thënë Hamza.

Të ngjashme