Hapet Panairi i Edukimit: Komuna e Prishtinës e fokusuar në edukimin e nxënësve

Prishtinë | 12 Mar 2022 | 11:56 | Nga Ekonomia Online Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Në hapjen e Panairit të Edukimit nga Komuna e Prishtinës morën pjesë shumë Nxënës, Mësimdhënës e Drejtor të Shkollave.

Nënkryetarja e Prishtinës, Donjeta Sahatçiu tha se nevoja për hapjen e një panair të tillë është mjaft e nevojshme, marrë parasysh faktin që nxënësve iu hapen dyert për shkollim.

Madje, Sahatçiu tha se si Komunë janë të përgatitur dhe të fokusuar në edukimin e nxënësve për një të ardhme më të mirë.

“Nxënës, Mësimdhënës, Drejtor të Shkollave, përkrahës e bashkëpunëtorë. Prej momentit që hyra në këtë sallë u mbusha me shumë energji e vullnet. Dëshira dhe vullneti juaj si nxënës për mësim e për zhvillim është inspirimi më i mirë për mua.  Një mundësi që u hap mendjen dyert për një shkollim që ndoshta edhe e keni ëndërruar. Jo shumë vite më parë unë kam qenë kështu si ju. Gjithmonë në kërkim të vetes, asaj çka dua të studioj dhe asaj çka unë dua të kuptojë se di të bëjë më së miri. Mësimi juaj më i mirë është eksperienca”.

“Eksploroni, përjetoni shijoni dhe shndërrohuni në një shpuzë. Nuk e dini se çka do të profilizoheni në të ardhmen dhe vendimi që merrni sot është vendim që do tu përcjellë gjithmonë. Kërkoni atë çka ju duhet mundoheni të nxjerrin më të mirën e eksperiencës. Rrugëtimin dhe suksesin e përcaktoni ju. Ne si komunë jemi të përgatitur dhe të fokusuar në edukimin e juaj sa më të mirë në të ardhmen”.

E Erblin Jaku, Drejtor i Wise World Group nga Tirana theksoi se ndjehet shumë i lumtur që pas 15 vjetësh rrugëtimi në Shqipëri tashme janë edhe në Kosovë.

Sipas tij, misioni i tyre është të ndihmojnë të rinjtë për ti plotësuar ëndrrat e tyre në fushën e edukimit.

“Jemi shumë të lumtur që pas 15 vjetësh rrugëtim në Shqipëri jemi edhe në Kosovë, duke qenë se vazhdimisht në zyrat tona të Tiranë studentët nga Kosova interesoheshin për të studiuar jashtë vendit. Dhe gjithmonë kemi pasur student të talentuar që ia kanë dalë të studiojnë në Universitet më të mira në botë. Wice World Group është një agjenci në fushën e Konsulencës për Edukimin që u krijua 15 vjet më parë nga Besart Xhaferi. E kuptojmë shumë mirë atë çfarë ju keni në këto momente se ku duhet të studioni. Misioni i punës tonë është të ndihmojmë të rinjtë që t’iu plotësojmë ëndrrën në fushën e edukimit”.

Të ngjashme