Hapet së shpejti thirrja për subvencionimin e organizatave që ofrojnë shërbime sociale, këtë vit shuma është 400 mijë euro

Prishtinë | 27 Qer 2022 | 12:14 | Nga Ekonomia Online Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Drejtoria për Mirëqenie Sociale e Komunës së Prishtinës, ka mbajtur seancë informuese me organizatat e shoqërisë civile që ofrojnë shërbime direkte sociale, në veçanti për grupet e cenueshme, raporton Ekonomia Online.

Drejtoresha e Mirëqenies Sociale në Komunën e Prishtinës, Adelinë Sahiti, tha për Ekonomia Online se shumë shpejtë do të hapet thirrja për subvencionim.

“Drejtoria e Mirëqenies Sociale shumë shpejt pritet të hap thirrjen për subvencionimin që do t’ua bëjë organizatave të shoqërisë civile të cilat ofrojnë shërbime direkte sociale për qytetarët e Komunës së Prishtinës, në veçanti për grupet e cenueshme. Sot e patëm një seancë mjaft frytdhënëse, në të cilën patëm mundësi të dëgjojmë nga afër dhe të shohim se cilat janë kërkesat, nevojat që kanë këto organizata e në veçanti e patëm shumë të rëndësishme të shohim se ne si Komunë e Prishtinës çka kemi të nevojshme që të na mbështesin këto organizata për qytetarët tanë”, tha ajo.

Sahiti ka thënë se nga ky takim ka pritur rekomandime për masat që duhet të ndërmarrë Komuna e Prishtinës.

“E rëndësishme është që nga ky takim të dalin rekomandime të tilla që na tregojnë me saktësi se çka ne si Komunë e Prishtinës duhet të bëjmë për qytetarët tanë, çka duhet të ofrojmë për qytetarët që janë persona me aftësi të kufizuara, për qytetarët të cilët janë fëmijë pa përkujdesje prindërore, për gra të cilat pësojnë dhunë brenda familjes, për të rinjtë, për të moshuarit dhe për të gjithë grupet e tjera vullnetare që janë në Komunës e Prishtinës”, tha tutje ajo.

Ajo ka thënë se këtë vit Komuna e Prishtinës ka ndarë 400 mijë euro për subvencionimin e organizatave që ofrojnë shërbime sociale.

“Komuna e Prishtinës dhe asnjë komunë e Kosovës nuk ka kapacitete të mjaftueshme për t’u dalë në ndihmë edhe këtyre organizatave. Që është e rëndësishme për neve këto organizata ofrojnë shërbime për qytetarët tanë çka nuk arrijmë dot si institucione. Prandaj e kemi shumë të rëndësishëm dhe qenësor bashkëpunimin dhe partneritetin me OJQ që ofrojnë këto shërbime. Ne kemi rritur edhe buxhet, 400 mijë do të ndajmë buxhet vetëm për subvencionimin e organizatave që ofrojnë shërbime sociale. Kemi ngritur për 2000 sa ishte në vitin e kaluar. Vlerësoj që edhe ky është një hap i mirë, një hap mjaft pozitiv çka ne nuk do të ndalemi me kaq”, tha ajo.

Të ngjashme