Haradinaj: Çështja e të pagjeturve të diskutohet me Serbinë

Prishtinë | 27 Pri 2018 | 16:33 | Nga Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Deputeti Daut Haradinaj në seancën e jashtëzakonshme për të pagjeturit tha se çështja e të pagjeturve duhet të diskutohet në dialogun Kosovë-Serbi.

“Është e vërtetë që duhet me shtrëngu qeverinë për me u diskutu çështja e të zhdukurve në dialogun me Serbinë dhe të obligohen të zbardhet fati i çdo shqiptari të zhdukur”

“Nuk pajtohem me ata që po thonë ja kemi marr Kosovën apo “Jerusalemin” Serbisë sepse ka qenë e jona. Kisha pas dëshirë që në fund të këtij debati të jenë të gjithë deputetet të votojnë, sepse është marre mos me nxjerr një rezolutë, sepse gjatë seancës derdhëm lot krokodili. Do të doja të ri-amandamentojmë ligjin, sepse familjet e të zhdukurve të trajtohen në mënyrën e duhur sa i përket ekzistencës ekonomike”, tha ai.

Haradinaj tha se para se të kërkohet zgjedhje duhet të përkujdesen për fatin e të pagjeturve.

“Sivjet nuk ka zgjedhje hiç mos I jepni zor, shko qiteni ndonjë lule tek të masakruarit”, tha ai.

Të ngjashme