Haradinaj: “Feronikeli”, prodhues, eksportues dhe investim me rëndësi për Kosovën

Prishtinë | 21 Jan 2019 | 12:20 | Nga Norë Kelmendi Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Kryeministri i vendit, Ramush Haradinaj ka zhvilluar një vizitë në Ndërmarrjen e re “Feronikeli”.

Aty kryeministri paraprakisht mbajti një takim me përfaqësues nga kjo ndërmarrje si dhe me kryetarin e Komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci, raporton Ekonomia Online.

Me rastin e kësaj vizite kryeministri Haradinaj tha se Feronikeli është një investim shumë me rëndësi për Kosovën.

“Sot jemi më një orë pune në Feronikël. Feronikeli është prodhues i madh, eksportues i madh, është një investim me rëndësi për Kosovën. Falënderoj zotin Samir Mane, që kanë investu, janë disa vështirësi por do ti kalojmë bashkë, janë mbi 800 të punësuar të rregullt, është interes i yni me dërgu porosinë që investitorët në Kosovë kanë partnerë të rregullt dhe nuk janë vetëm”, tha Haradinaj.

Ndërsa presidenti i ndërmarrjes së re “Ferronikeli” Samir Mane, tha se tashmë kjo ndërmarrje do të ketë bashkëpunim të plotë jo vetëm me qeverisjen lokale ku edhe ndodhet ndërmarrja, por edhe me atë qendrore.

“Këtu jemi në pjesën qendrore të fabrikës së Feronikelit, falënderoj kryeministrin që ka ardhur për vizitë. Po i tregojmë ambientet se ku prodhohet Feronikeli një nga fabrikat më të rëndësishme për Kosovën. I kam treguar ecurinë e këtyre muajve prej qe ne kemi marrë fabrikën në pronësi dhe planet për bashkëpunim të vazhdueshëm jo vetëm me qeverinë lokale siç kemi folur me kryetarin e Komunës por edhe me qeverinë qendrore aty ku mund të gjejmë pika bashkëpunimi “, tha Mane.

Haradinaj me këtë rast ka vizituar punimet ku prodhohet Feronikeli, së bashku me kryetarin e Komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovcin.

Të ngjashme