Haradinaj i bindur: Para vitit të ri hiqen vizat

Prishtinë | 29 Tet 2018 | 11:36 | Nga Mehmet Krasniqi Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Kryeministri Ramush Haradinaj është shprehur i bindur se në Bashkimin Evropian (BE) nuk ka vende që bllokojnë heqjen e vizave për Kosovën, raporton Ekonomia Online.

Sipas kreut të ekzekutivit ka vende hezituese. Ai sërish ka përsëritur se para vitit të ri do të ketë lajm pozitiv për vizat. Këto komente ai i bëri pas takimit me kreun e Komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti.

“Me vjen mirë që shumë njerëz janë interesuar për liberalizimin e vizave. I lus të gjitha paritë, opozitare, të mos japin mesazhe pesimiste. Nuk është në rregull me thanë mezi po presim të hiqn vizat dhe të vijmë te ju”.

“Para ndërrimit të moteve do të marrim lajm të mirë për vizat. S’ka vende bllokuese, ka vende hezituese është çështje politike”.

Ndërsa kryetari Ahmeti tha se u janë drejtuar me letër partive socialdemokrate evropian në mënyrë që shtetet e tyre të mbështesin heqjen e vizave për Kosovën.

“Ka një hezitim për shkak të zgjedhjeve parlamentare në maj. Kjo është problematike, nëse kjo shihet si temë elektorale, e qytetarin nuk fiton”.

“Ne i kemi shkruar të gjitha partive socialdemokrate për vizat, pa na thonë qeveria. Ne e kemi si synim që vizat të hiqen”.

LEXONI EDHE:

http://cs13.temp.domains/~ekonomia/politike/haradinaj-i-ofron-mbeshtetje-kreu-i-psd-se-i-gatshem-per-rrezimin-e-qeverise/

Të ngjashme