Haradinaj: MC Allister s’më ka përmendur propozimin që ia ka bërë Merkelit

Prishtinë | 08 Tet 2018 | 11:40 | Nga Besjana Bajrami Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Kryeministri Ramush Haradinaj, tha se eurodeputeti David McAllister nuk i ka përmendur propozimin që ky i fundit i ka bërë kancelares Angela Merkel, raporton Ekonomia Online.

Raportuesi për Serbinë në Parlamentin Evropian, David McAllister ka kërkuar nga kancelarja gjermane Angela Merkel të pranojë një zgjidhje të problemit të Kosovës të cilën do ta propozonte Serbia, kanë raportuar mediet në Beograd.

Mirëpo gjatë vizitës që bëri të shtunën në Kosovës, eurodeputeti nuk i ka përmendur Haradinaj këtë propozim.

“Asnjëherë nuk i ka bërë këto diskutime me mua. Çdo mik që vjen në Prishtinë na njofton për gjendjen”.

Sipas raportimeve McAllister u takua kohët e fundit me kancelaren gjermane ku shprehu pikëpamjet e tij mbi këtë çështje, por kancelarja e refuzoi propozimin e tij.

“Ai tha se marrëveshja duhet të mbështetet nga të dyja palët, posaçërisht propozimi që Serbia është gati të pranojë. Kancelarja e refuzoi atë pa menduar”, raportojnë mediet në shtetin fqinj.

Haradinaj “ngushëllon” Thaçin: Ideja për “korrigjim të kufijve” ka vdekur!

Haradinaj edhe një herë ka përsëritur qëndrimin e tij kundër korrigjimit të kufijve, përderisa ka thënë se vizat do të hiqen në fund të këtij viti.

“Iu shpreh ngushëllimet të gjithë atyre që flasin për kufijtë, kurse çështja e liberalizimit të vizave, nuk është keq gjendja”.

“Kemi shumë punë, por jam optimist që do e marrim në fund të vitit”.

Lidhur me rezolutën e propozuar nga koalicioni qeverisës për dialogun, ai tha se do të përcaktoj të drejtat e qeverisë apo presidentit për dialogun.

“Rezoluta është një qëllim që na obligon të gjithë edhe presidentin dhe nëse aprovohet në Kuvend shihen se kujt i obligohet. Neni i parë i Kushtetutës dhe neni gjashtë që të drejtat e këtilla ia njeh vetëm parlamenti është gjende reale mirë do të ishte që kjo rezolutë të votohet nuk është e Qeverisë”.

Ndërkaq, ai bëri thirrje që të mos nxiten qytetarët për protesta, pas paralajmërimeve të kreut të Mitrovicës, Agim Bahtiri për protesta në veri.

“Mos nxisni veprime një protestë për urën, mos nxisni veprime kur tema aq serioze janë duke ndodhur si themelimi i ushtrisë. Ndërkaq nëse Agim Bahtiri donë me ndihmua vendin le t’i kryejnë obligimet e veta e mos të hyjnë në garën për politikën e madhe”.

Të ngjashme