Haradinaj: Me anëtarësim në Interpol do të mundësohet luftimi i krimit

Prishtinë | 18 Tet 2018 | 11:05 | Nga Besiana Dauti Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Kryeministri i vendit, Ramush Haradinaj tha se me anëtarësim e Kosovës në Interpol do të mundësohet luftimi i krimit, në veçanti trafikimi me njerëz, raporton Ekonomia Online.

Kreu i ekzekutivit në konferencën, gjatë shënimit të Ditës së BE-së Kundër Trafikimit me Qenie Njerëzore, shtoi se Policia e Kosovës si institucion përgjegjës është duke punuar seriozisht në luftimin e kësaj dukurie.

“Policia e ka me qëllim të identifikojë dhe trajtojë rastet e tilla dhe e ka filluar këtë. 21 raste operative dhe 18 operacione me njësi tjera policore. Me anëtarësim në Interpol Kosova do jetë me e aftë të bashkëpunoj me organizatat tjera për të luftuar këtë krim”.

“Kosova edhe të gjitha vendet e BE kanë një partner serioz në luftën kundër krimeve njerëzore”.

Kryeministri Haradinaj shtoi se Kosova ka hartuar Ligjin për Kompensimin e Viktimave të Krimit; se është krijuar komisioni për Kompensim ndaj viktimës së krimit, i cili funksionon në Ministrinë e Drejtësisë dhe se Kosova është duke zbatuar Strategjinë dhe Planin e Veprimit 2016-2019, e cila është vazhdimësi e dy strategjive të mëhershme në luftën kundër trafikimit me qenie njerëzore.

Kryeministri, poashtu përmendi se në kuadër të bashkëpunimit ndërkombëtar, Kosova ka nënshkruar protokollin bashkëpunues mes Kosovës, Shqipërisë, Malit të Zi dhe Maqedonisë.

Gjithashtu, Policia e Kosovës, Drejtoria për Hetimin e Trafikimit me Qenie Njerëzore në këtë periudhë kohore, me qëllim të identifikimit dhe hetimit të rasteve, ka zhvilluar 21 plane operative, 20 operacione për zbatim të rasteve, 10 operacione të përbashkëta me inspektorët komunalë të punës në Administratën Tatimore të Kosovës, si dhe 18 operacione me njësi të tjera policore.

Kryeministri Haradinaj tha se në gjysmën e parë të këtij viti, Prokuroria e Shtetit ka trashëguar 38 raste me 66 persona dhe ka pranuar 11 raste të reja me 15 persona. Prokuroria gjatë kësaj periudhe ka punuar gjithsejtë me 49 raste ligjore me 31 persona, nga të cilat i ka zgjidhur 14 raste me 24 persona, ndërsa kanë përfunduar 35 raste tjera me 52 persona.

Ministri i Punëve të Brendshme, Ekrem Mustafa, tha se institucionet e Republikës së Kosovës, gjithherë kanë treguar një gatishmëri në gjetjen e metodave sa më adekuate për luftimin e trafikimit me qenie njerëzore.

“Prioritet i të gjitha instancave relevante mbetet parandalimi i kësaj dukurie, i përcjellë  edhe me aktivitete të ndryshme që do jenë pjesë edhe e kësaj fushate Anti-Trafikim me Qenie Njerëzore, me qëllim të ngritjes së vetëdijes së opinionit publik dhe ndërgjegjësimit institucional”, tha ministri Mustafa.

Ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit (MKRS), Kujtim Gashi tha se mbetet i përkushtuar që të vazhdojë bashkëpunimin me institucionet e sigurisë me qëllim të parandalimit të kësaj dukurie të shëmtuar që cenon të drejtat e njeriut.

“MKRS-ja ka mbështetur shoqërinë civile dhe një numër të madh të organizatave rinore me qëllim për rritjen e ndërgjegjësimit të të rinjve për parandalimin e trafikim me njerëz. Ne do vazhdojmë të bashkëpunojmë me institucionet e sigurisë me qëllim të parandalimit të kësaj dukurie të shëmtuar që cenon të drejtat e njeriut”.

“MKRS dhe unë si ministër jemi të vendor të ofrojmë një perspektivë për të rinj përmes politikave të avancuara ku synojmë që do ta luftojmë edhe më thellësisht këtë problematik me e çrrënjosë sa më shumë që të rinj tanë të rriten me paqe pa dallim moshe, feje apo etnie. Ne të gjithë duhet të këmbëngulim që zotimet tona të marrin përkrahje shtetërore ndaj kësaj dukurie”, shtoi Gashi.

Abelard Tahiri, ministër i Drejtësisë (MD), tha se Kosova është vendi i vetëm që ka miratuar një ligj të posaçëm kompensimin viktimat e krimit, raporton Ekonomia Online.

Por që sipas tij, dënimet për kryesit e kësaj vepre penale janë të ulëta, prandaj edhe tha se ka marrë iniciativë për ndryshimin e Kodit Penal dhe Kodit të Procedurës Penale.

“Asnjë vend nuk është imun ndaj këtij fenomeni dhe kjo nuk varet nga ne, por varet përgjigja që ne japim ndaj këtij fenomeni vetë prezenca jonë këtu që jemi bashkë tregon se sa jemi të përkushtuar ndaj këtij fenomeni”.

“Kam përcjell me vëmendje raportimin e institucioneve tona si trafikimi i njerëzve te vitit 2018 shpeshherë janë spikat dënimet e buta për trafikantët dhe ndër prioritetet e mia si ministër ka qenë rishikimi i Kodit Penal dhe Procedurës Penale”, tha Tahiri.

“Kosova është vendi i vetëm që ka miratuar një ligj të posaçëm kompensimin viktimat e krimit. Për të luftuar këtë krim nevojitet përkushtim dhe punë e madhe dhe kjo nuk ndodh brenda vitit, kemi një rol të rëndësishëm dhe duhet të i prijmë kësaj detyre”.

LEXONI EDHE:

http://cs13.temp.domains/~ekonomia/nacionale/siguri/apostolova-te-punohet-me-shume-ne-luftimin-e-trafikimit-me-njerez-be-ja-ju-mbeshtes/

Të ngjashme