Haradinaj: Pas rishikimit të buxhetit në Klinë do të investojmë në infrastrukturë e ujësjellës

Klinë | 25 Qer 2018 | 16:00 | Nga Besiana Dauti Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Kryeministri, Ramush Haradinaj tha se pas rishikimit të buxhetit në komunën e Klinës do të investohet në përmirësimin e infrastrukturës rrugor e furnizimi të rregullt me ujë të pijes.

Këtë premtim i pari i ekzekutivit e dha pas takimit që zhvilloi me kryetarin e Komunës, Zenun Elezaj, asamblistët, familjarë të dëshmorëve, përfaqësues të bizneseve, personalitete nga fusha e sportit, artit, etj, raporton Ekonomia Online.

“Ishte një ditë pune sot në Klinë si qeveri e vendit ne e kemi komunikuar me kryetarin e të tjerët për disa tema që na lidhin me komunën e Klinës, janë disa uji i pijes, ujësjellësi gjendja nuk është e mirë duhet të veprojmë janë edhe ujërat e zeza, por për atë është një projekt më i ngadalshëm pastaj e kemi infrastrukturën që duhet ta trajtojmë me kujdes”.

“… në emër të Qeverisë se Kosovës dhe ministri Lekaj këtu u zotua që disa projekte infrastrukture disa memorandume që janë arritur me komunën do të zbatohen në projeksione të ardhshme buxhetore”, tha Haradinaj.

Haradinaj ka kërkuar që të punohet më shumë në sektorët që lidhen direkt me zhvillimin ekonomik si bujqësia, shëndetësia dhe arsimi.

“… është miniera e Boksitit nëse aktivizohet është një resurs që mund të hap vende pune dhe ndikim në zhvillimin ekonomik dhe janë edhe aspekte tjera që lidhen me bujqësi, shëndetësinë dhe arsimin. Komuna e Klinës buxhetin total e ka prej 9.6 milionë euro dhe kuptohet që një pjesë e projekteve janë në kapacitetin e komunës, por ka edhe disa tjera projekte që e tejkalojnë këtë kapacitet”, tha Haradinaj.

Kryetari i Komunës së Klinës, Zenun Elezaj tha se ka marrë përkrahjen e Qeverisë për disa projekte të kësaj komune siç janë trajtimi i ujërave të zeza, furnizimi me ujë të pijshëm etj, raporton EO.

“Morëm përkrahje të plotë të disa çështjeve kryesore që e proukepojnë komunën e Klinës që është furnizimi me ujin e pijes, trajtimi i ujërave të zeza, infrastruktura dhe çështje të tjera do të kemi mbështetje të plotë nga qeveria e Republikës së Kosovës”

“… e falënderoj kryeministrin për ardhjen në vizitë dhe për mbështetjen që na e ka dhënë për proceset që do të vazhdojnë në të ardhmen” tha Elezaj.

Të ngjashme