Haradinaj sqarohet për konfliktin me Halitin

Prishtinë | 19 Tet 2018 | 09:47 | Nga Valbona Bytyqi Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Në konferencën e mbajtur pas mbledhjes së qeverisë, kryeministri Haradinaj foli edhe për konfliktin me kryesuesin e seancës së djeshme, Xhavit Halitin.

Haradinaj tha se  nuk ka mundur të rrijë e të mos reagojë dje në Kuvend ndaj tij, raporton Ekonomia Online.

Ai tha se është habitur se si kryesuesi nuk i përcillte deputetët në seancë, ku, sipas Haradinajt, më shumë se 20 deputetë janë ngritur në këmbë për shkak se nuk kanë votuar.

“Unë kam shku në parlament. Duke parë një interesim dhe vullnet të deputetëve, u habita që kryesuesi nuk e përcjellke, ishin rreth 20 deputetë në kambë që thojshin nuk po mundem me votu. Është në funksionim teknik të seancës. Ishte e pamundshme mos me reagu”.

Të ngjashme