BE-ja investon 2.7 milionë euro për ndërtimin e shkollës në Graçanicë, Szunyog thotë se arsimi është prioritet i tyre

Graçanicë | 14 Shk 2022 | 11:20 | Nga Fitore Berisha Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

2.7 milionë euro është investimi i Bashkimit Evropian në ndërtimin e shkollës së mesme në Llapllasellë të Graçanicës, raporton Ekonomia Online.

Udhëheqësi i Zyrës së Bashkimit Evropian në Kosovë/Përfaqësuesi i Posaçëm i Bashkimit Evropian, Tomáš Szunyog, i cili mori pjesë në inaugurim u shpreh i lumtur që kjo shkollë u ndërtua me fonde të BE-së, ndërsa theksoi se arsimi do të jetë prioritet i tyre.

Shkolla do të përfshijë një departament ekonomik për më së shumti 192 nxënës, një departament mjekësie për më së shumti 384 nxënës, dhe një departament të gjimnazit klasik për më së shumti 312 nxënës.

Krahas ambienteve të klasave, shkolla e mesme përfshin një zonë shumëfunksionale, disa laboratorë, një sallë sportive mjaft tërheqëse, dhe një hapësirë për sporte jashtë. Ndërtimi ka filluar në vitin 2017

“Më vjen mirë që jam këtu që t’ia dorëzojmë shkollën komunës që është ndërtuar me fonde të BE-eë Sektori i arsimit do të mbetet prioritet. Gjithë populli i Kosovës kanë nevojë për arsim cilësor. U dëshiroj sukses nxënësve dhe shpresoj se do të mund ta fillojmë ta shfrytëzojmë objektin sa më parë”, tha Szunyog.

E kryetarja e Komunës së Graçanicës, Ljiljana Subaric, e konsideron ditë të rëndësishme inaugurimin e kësaj shkolle, teksa shtoi se e kanë pritur inaugurimin e kësaj shkolle për një kohë të gjatë.

“Ne kemi pritur për këtë ditë një kohë të gjatë dhe është shumë e rëndësishme për komunën tonë. Ëndrrat e brezave po jetësohen. Falënderoj ambasadorin e BE për kontributin e tyre që BE-ja ka dhënë për ta ndërtuar këtë qendër të mirë”.

“Arsimi është baza e një shoqërie të zhvilluar. Sistemi jonë arsimor dhe mësimdhënësit kanë qenë dëshmitar se sa i rëndësishëm është arsimimi dhe është ndër shtyllat e avancimit dhe zhvillimit”, u shpreh Subaric.

“Kjo qendër e lehtëson shumë shkollimin e fëmijëve tanë. Mësimdhënësit kanë krijuar kushtet më të mira për punë dhe të cilat dëshmojnë me sukseset e tyre. Kur është puna te garat, komuna ka mbështetur dhe do ta vazhdojmë këtë mbështetje çdo ditë. Bashkë me BE-në, Komuna ka marrë pjesë në këtë investim. Kemi siguruar edhe orenditë. Komuna do të mbështesë shkollat të cilat do ta shfrytëzojnë këtë qendër. Për ne është detyrë dhe kërkesë dhe do të përgjigjemi me kënaqësi. Arsimi është shtylla më e rëndësishme”, ka thënë Subaric.

Ky inaugurim është pjesë e fushatës “Për ju. Me ju”, fushatë e cila synon të informojë qytetarët mbi mbështetjen që BE-ja jep me projektet të ndryshme në të gjithë sektorët.

Të ngjashme