Historianët e Deçanit: Kushtetuesja të mos përdorë standarde të dyfishta për ligjet e Millosheviqit

Prishtinë | 03 Jan 2023 | 10:19 | Nga Ekonomia Online

Lidhja e Historianëve të Kosovës “Ali Hadri” dega në Deçan ka përshëndetur vendimin e Gjykatës Kushtetuese të Kosovës të 30 dhjetorit 2022, me të cilin njihet kontributi i gjithë punëtorëve të larguar nga puna me ligjet diskriminuese që kishte marrë Serbia për Kosovën, porse ka kërkuar nga Kushtetuesja që të reflektojë edhe për pronat e ndërmarrjeve të cilat i janë njohur në pronësi Manastirit të Deçanit, mbështetur në ligjet e viteve të 90-ta.

Kryetari i Lidhjes, Shkodran Imeraj ka thënë përmes një reagimi se Kushtetuesja nuk duhet të përdorë standarde të dyfishta për ligjet e kasapit të Ballkanit, Slobodan Millosheviq, të cilat janë zbatuar në vitet e 90-ta.

Sipas tij, Gjykata Kushtetuese vazhdon të përdorë standarde të dyfishta, ku në Deçan i shpall të zbatuara ligjet Millosheviqit, ndërsa për të punësuarit e larguar dhunshëm nga puna gjatë viteve të 90-ta me ligjet e kohës së kasapit të Ballkanit, i shpall diskriminuese.

Reagimi i plotë:

Gjykata Kushtetuese e Republikës së Kosovës, me 30 dhjetor 2022 konfirmoi se ka shpallur vendimin e saj në lidhje me kërkesën e Gjykatës Supreme të Republikës së Kosovës për vlerësimin e kushtetutshmërisë së nenit 8, paragrafit 2, të Ligjit nr. 04/L-131 për Skemat Pensionale të Financuara nga Shteti lidhur me nenin 5 dhe 6 të Udhëzimit Administrativ (MPMS)nr. 09/2015 për Kategorizimin e Shfrytëzuesve të Pensionit Kontribut pagues sipas Strukturës Kualifikuese dhe Kohëzgjatjes së Pagesës së Kontributeve

Të ngjashme