Haradinaj kërkon zgjidhje për mallin e pazhdoganuar serb në Kosovë

Prishtinë | 18 Dhj 2018 | 13:32 | Nga Ekonomia Online Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, tha se duhet të gjendet një zgjidhje për mallin e Serbisë e pazhdoganuar që gjendet në depot e kompanive.

Ai komentojë, informatat lidhur me mallrat që kanë hyre në Kosovë para vendosjes  së masës 100% për produktet e importuara me origjinë nga Serbia dhe Bosnja, raporton Ekonomia Online.

“Është një situatë e krijuar që në momentin e marrjes së vendimit tonë si qeveri, pra në atë kohë ka ekzistuar një sasi e mallit që ka qenë në Kosovë për ç’doganim dhe sipërmarrësit e Kosovës, prodhuesit, përpunuesit ata e kanë shti në Kosovë atë mall por nuk ka qenë i ç’doganuar, është një vakum i krijuar që duhet ta gjejmë një zgjidhje ligjore sepse malli është në Kosovë është i doganuar dhe nuk është i Serbisë është paguar prej tonit dhe tash i bie me ble edhe njëherë 100% dhe nuk është e drejtë”, tha Haradinaj.

Ndërsa ministri i Financave, Bedri Hamza tha se do të trajtohet me kujdes kjo çështje.

“Duke pas për bazë që qëllimi i qeverisë është ti përkrah bizneset vendore, ne do ta trajtojmë me kujdes këtë çështje”, pohoi Hamza, raporton EO.

EkonomiaOnline

?DREJTPËRDREJT-Qeveria e Kosovës mban mbledhjen e rregullt, nën drejtimin e kryeministrit Ramush Haradinaj

Posted by EkonomiaOnline on Tuesday, December 18, 2018

 

Të ngjashme