Hyseni nënshkruan marrëveshje bashkëpunimi me Dërmakun

Prishtinë | 03 Shk 2023 | 10:10 | Nga Ekonomia Online

Kryetari i Komunës së Gjilanit, Alban Hyseni, ka nënshkruar marrëveshje bashkëpunimi me dekanin e Fakultetit të Shkencave Kompjuterike në Universitetin “Kadri Zeka”, Artan Dërmaku për përkrahje financiare për 15 studentë të Fakultetit të Shkencave Kompjuterike të Universitetit “Kadri Zeka”, të cilët do të realizojnë projekte për digjitalizimin e komunës së Gjilanit.

“Me dekanin e Fakultetit të Shkencave Kompjuterike në UKZ, Artan Dërmaku, nënshkruam marrëveshjen e bashkëpunimit për përkrahjen financiare të 15 studentëve të cilët nën udhëheqjen e stafit akademik të fakultetit, do të realizojnë Databazën e Bujqësisë për fermerët e Gjilanit, si dhe projekte të ndryshme të fushës së IT-së të cilat do të ofrojnë shërbime më cilësore e më të qasshme për qytetarët”, ka deklaruar Hyseni.

Po ashtu bëhet e ditur se ai vlerësoi se me shumë projekte inovative dhe përkrahje nga komuna e Gjilanit, të rinjtë e qytetit do të marrin rolin që natyrshëm u takon: rolin e transformimit dhe zhvillimit.

Të ngjashme