I dyshuari për gjenocid në Ruanda arrestohet në Francë pas dekadave në arrati

Prishtinë | 16 Maj 2020 | 15:08 | Nga Ekonomia Online

I dyshuari për gjenocidin e Ruandës, Felicien Kabuga, i cili akuzohet për financimin e forcave paramilitare të cilët masakruan rreth 800,000 njerëz, u arrestua të shtunën afër Parisit, pas 26 vjetëve në arrati, ka thënë Ministria e Drejtësisë së Francës.

84 vjeçari, i cili është personi më i kërkuar i Ruandës dhe kishte shpërblim prej 5 milionë dollarëve për kokën e tij, po jetonte me një identitet të rrejshëm në një banesë në Asnieres-Sur-Seine, sipas kësaj ministrie.

Xhandarmëria franceze e arrestoi të shtunën në orën 5:30 të mëngjesit.

Kabuga në vitin 1997 u akuzua për shtatë padi kriminale, përfshirë gjenocidin, pjesëmarrje në gjenocid dhe shtytje për të kryer gjenocid, të gjitha që kishin të bëjnë me gjenocidin e vitit 1994 në Ruanda, sipas OKB-së.

Dy grupet etnike më të mëdha të Ruandas janë Hutut dhe Tutsit, të cilët përgjatë historisë kanë pasur marrëdhënie armiqësore dhe luftuan luftë civile në fillim të viteve 1990.

Biznesmen me etnitet Hutu, Habuga akuzohet se ka financuar paramilitarët të cilët masakruan rreth 800,000 Tutsi dhe Hutu të moderuar brenda 100 ditëve në vitin 1994.

“Që nga viti 1994, Felicien Kabuga, i njohur si financues i gjenocidit të Ruandas, i pa ndëshkuar ka jetuar në Gjermani, Belgjikë, Kongo-Kinshasa, dhe Zvicër”, u tha në deklaratën e Ministrisë së Drejtësisë.

Arrestimi do të vendosë të arratisurin para Gjyqit të Apelit në Paris, e pastaj në Gjyqin Ndërkombëtar ne Hagë.

Dy të dyshuarit tjerë të gjenocidit në Ruanda, Augustin Bizimana dhe Protais Mpiranya, ende janë duke u kërkuar nga organet ndërkombëtare.

Arrestimi u bë si rezultat të bashkëpunimit të agjencive të ligjit nga Franca, SHBA.,Ruanda, Belgjika, Britania, Gjermania, Holanda dhe shtete tjera, transmeton KOHA.

Kabuga ishte përgjegjës për blerjen e numrave të mëdhenj të maçetave, shatave dhe veglave tjera duke e ditur së do të përdoreshin si armë gjatë gjenocidit, ka thënë OKB.

OKB gjithashtu tha se i arrestuari ishte bashkëpronar i radios famëkeqe Television Milles Collines në Ruanda nga ku Hutut u urdhëruan të vrasin Tutsit, ka raportuar agjencia e lajmeve Reuters.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme