I dyshuari për pakot-bombë paraqitet në gjykatë

Prishtinë | 06 Nën 2018 | 18:34 | Nga Ekonomia Online

Një amerikan i akuzuar për dërgimin e 16 pakove-bombë në adresë të politikanëve të rëndësishëm demokratë dhe të kritikëve të Presidentit Trump është paraqitur sot për herë të parë në Gjykatën Federale të Nju Jorkut.

Argumenti i prokurorëve është se personi në fjalë, Cesar Sayoc, përbën rrezikshmëri të lartë për t’u liruar me kusht.

Sipas tyre provat e mbledhura deri më tani flasin për rrezikshmërinë e të pandehurit dhe se ai ka mjaft mundësi për t’u arratisur.

Sayoc u arrestua më 26 tetor në Fort Lauderdale të Floridës, dhe akuzohet për pesë krime federale.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme