I konfiskohet vetura 24-vjeçarit në Ferizaj, voziti nën masën mbrojtëse

Prishtinë | 22 Maj 2024 | 20:11 | Nga Ekonomia Online

Policët e Komunikacionit Rrugor sot rreth orës 18:50 në rrugën “Driton Islami” në Ferizaj kanë ndaluar shoferin A.G (M/K) i moshës 24 vjeçar, i cili ka drejtuar veturën nën masën mbrojtëse, ku me ligjin e ri parashihet gjobë, vazhdim i masës mbrojtëse, pikë negative dhe konfiskim i automjetit.

Policia njofton se shoferit i ka shqiptuar një gjobë kundërvajtëse prej pesëqind (500) euro, pesë (5) pikë negative, vazhdim i masës mbrojtëse edhe për gjashtë (6) muaj, si dhe i është konfiskuar përkohësisht automjeti.

Lidhur me këto raste, qytetarët ftohen që të bashkëpunojnë me policinë.

“Për të gjitha kundërvajtjet që shkaktohen në komunikacion, të njoftojnë menjëherë policinë, stacionin më të afërt, apo përmes aplikacionit digjital ‘’Lajmëro Policinë ‘’ dhe në numrat kujdestarë : 192,0290/326-250 & 0290/322-406. Të dhënat e juaja do të ruhen në konfidencialitet të plotë”, thuhet në apelin e policisë.

Të ngjashme